Connect with us

Tech & Auto

Gjendet me Google Earth trupi i një personi të zhdukur para 22 vitesh

Published

on


Falë Google Earth, automjeti i tij u gjet në fund të një liqeni aty pranë 22 vjet më vonë.

Pasi me automjetin e tij ishte rrokullisur në një liqen në shtetin e Floridës në SHBA 22 vjet më parë, eshtrat e amerikanit William Moldt janë gjetur falë shfletuesit të Google Earth.

Moldt më 7 nëntor 1997 u largua nga klubi i natës në qytezën e vogël Lantana dhe që atëherë i humbet çdo gjurmë. Falë Google Earth, automjeti i tij u gjet në fund të një liqeni aty pranë 22 vjet më vonë.

Një person duke eksploruar zonën e qytetit Wellington përmes Google Earth vuri re një automjet në liqen, pastaj së pari informoi një mik nga Wellingtoni i cili kontrolloi liqenin me një dron dhe konfirmoi se në fundin e saj ndodhet një automjet, shkruan CBSNEWS përcjellë Klan Kosova.

Policia u njoftua për rastin dhe më 28 gusht të këtij viti nxori nga liqeni automjetin në të cilin u gjetën eshtrat e personit në fjalë. Shtatë ditë më vonë, pasi ishin kryer analizat e nevojshme, u përcaktua se mbetjet i përkisnin Mouldt-it të zhdukur.

Pas kontrollimit të pamjeve të Google Earth 2007, u përcaktua se edhe atëherë automjeti mund të shihej në liqen, por askush nuk e kishte vënë re më parë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK