OP / ED
Gëzimi i disa individëve, apo hidhërimi Zotit

Shkruan: Zuher Ali
Në kohën moderne, me të gjitha të mirat e Zotit cilit po i kontribonë kjo situat e brishtë, që ka bër popullin të del nga binaret Hynore.
Nëse njeriu me atë dobësi të vet mendon se sitauata e brishtë është benifit për interesat e tij personale, duhet ti kujtohet se hidhërimi Zotit është i pa fund, kundrej dëshirav të tija kalimtare.
Nëse disa individ kanë zgjedhur rrugën e djallit, a duhet edhe robi Zotiti tu nënshtrohet hapave të atyre që janë në rrugë të gabuar, kur ne dimë se çdo kush do të jep llogari para Zotit.
Nuk është e nevojshme sot të kesh vetem grupin e gjakut pozitiv, dhe të krenohesh se je një njeri i mirë, por edhe shpirtin edhe gjithçka që të ka dhënë Krijuesi si dhurat ti fusësh në shërbim dhe përkulje kundrejt Atij.
Nëse nuk i ke raportet e mira me Zotin, mos mu bëjë se je një njeri mirë dhe i dobishëm për popullatën anjëherit edhe për ummetin e njeriut më të madhë që ka njohur ndonjëhere njerëzimi në këtë tokë, siç ishte MUHAMED Mustafaja s.a.w.s. paqa qoftë mbi të.
O njerëz, a në veçanti o ju popull Shqiptarë, a nuk doni nesër të krenoheni para Zotit të Madhëruar kur t’ju thêrret O rob të Mi, shpirt pastër, e mbrojtet fjalën Time dhe ishit besnik, nga se i futet në shërbim fjalët e Mia, e tani u’a plotësoj emanetin Tim, Parajsën Xhennetin si shpërblim.
Sot më shumë na i kanë bërë të ëmbla gjërat kalimtare se sa ato Hynore që na orjentojnë drejt një lumturie të përhershme, nëse ndokujt sot nuk i dilet nga kjo botë ose nuk e besonë botën tjetër, nuk është faji ynë por është problemi i tyre, andaj na lini të qetë të jetojmë jetën me udhëzimet Absolute, mos na i mohoni të drejtat tona.
Nëse sot dija ka aritën nivelin më të lartë të kohës që njeh njerëzimi, lind pyetja kush i ka fjalët sot me këtë situat të brisht, dija apo ata që e zotojnë atë? Këtë më së miri do ta konstatojnë lexuesi.
Në fund, do doja ta përfundojë këtë shkrim me shpresën se nuk do ta lëmë që secili të luaj me fatin tonë, sepse jeta është e shkurtër e dhuruar për të jetuar njëhere, andaj le të jetojmë me nderë dhe faqebardhë, në harmoni, dashuri, që toka në të cilën jetojmë sot, nesër ti drejtohet Zotit me krenari si dëshmitare .






















