Connect with us

Lajme

Gent Cakaj në New York dhuron abetare dhe libra në gjuhën shqipe

Publikuar

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në qëndrimin e tij në New York, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj zhvilloi një vizitë në shkollën e Trashëgimisë Shqiptare “Children of the Eagle”, ku është takuar me nxënësit, mësuesit dhe prindërit e kësaj shkolle.

Gjatë kësaj vizite, Cakaj ka dhuruar abetare dhe libra në gjuhën shqipe duke finalizuar kështu edhe fushatën e përvitshme të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për shpërndarjen e librave në shkollat shqipe në botë.

“Sikur prindërit e tyre, ata janë në rrugë për të vendosur shembullin më të vlefshëm për ne të gjithë: mund të jesh, në të njëjtën kohë,edhe personalitet me tipare të dalluara ndërkombëtare, edhe njeri me karakter të shquar kombëtar”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Sipas kryediplomatit shqiptar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të vazhdojë angazhimin e saj ndaj të gjitha zhvillimeve që lidhen me diasporën si pjesë shumë e rëndësishme dhe e pandarë e kombit shqiptar.

Postimi i plotë i Gent Cakajt:

Gjatë vizitës në New York takova edhe nxënësit e shkollës ‘Children of the Eagle’ për të zhvilluar me ta një takim të ndjerë dhe për t’iu dhuruar abetare dhe libra në gjuhën shqipe ???!

Përkundër faktit se vijojnë mësimet e rregullta në gjuhën angleze, ata, po ashtu, ndjekin orë të posaçme për të mësuar historinë e Shqipërisë dhe ruajtur gjuhën shqipe në përgjithësi. Ndjenja e fortë e përkatësisë kombëtare nuk është tjetërsuar as me kohën, as për shkak të rrethanave.

Sikur prindërit e tyre, ata janë në rrugë për të vendosur shembullin më të vlefshëm për ne të gjithë: mund të jesh, në të njëjtën kohë,
edhe personalitet me tipare të dalluara ndërkombëtare, edhe njeri me karakter të shquar kombëtar ???!

Pafundësisht i lumtur për edukatën e tyre të rrallë të lartësimit të shpirtit shqiptar në mes të New York-ut?????

NA NDIQ NË FACEBOOK