Lajme
Foto/ Para vdekjes kemi vetëm njëri-tjetrin, çifti i të moshuarve që shtrënguan fort dashurinë na shkriu zemrat…

Një foto që përshkruan më së miri rëndësinë e dashurisë dhe njerëzve që na duhen në jetën tonë.
Dy të moshuar krah njëri-tjetrit, janë fotografuar sot në zonën e Astirit, teksa qendrojnë shtrënguar fort tek njëri-tjetri pas goditjeve të tërmetit që ra sot në Shqipëri.
Gruaja e moshuar shihet e frikësuar, por i shoqi i ka kapur fort dorën, duke na kujtuar vlerën që ka dashuria dhe emocionet njerëzore, mbi paratë, dhe gjithçka.
Ne të Dosja.al, e shijuam këtë pamje, ndaj po e ndajmë edhe me ju! Harroni për një moment gjithçka ndodhi sot, dhe vetëm shijojeni…





















