Connect with us

Kosovë

FOTO/ Aktorja shqiptare: Nuk kam pasur kurrë të dashur

Publikuar

Ajo ka spikatur si një nga aktoret më të talentuara në serialin “O sa mirë” i cili e bëri shumë të famshme me rolin e “Tringës”.

Bëhet fjalë për aktoren shqiptare Erza Ramuka e cila në intervistën e fundit ka folur si rrallëherë për jetën private.

Erza u shpreh se është beqare dhe gjatë intervistës për “Mirage”, tha se nuk ka pasur deri tani një lidhje.

E pyetur nëse do e linte aktrimin për njeriun e zemrës, Erza u përgjigj:

“Nëse është për dikë që ia vlen, nuk do e vazhdoja këtë profesion.

Nëse e gjej dikë në jetë që përshtatemi. Por edhe nëse nuk përshtatemi, për hir të dashurisë dhe sinqeritetit, pse jo ndoshta e kisha ndërprerë aktrimin.

Por ama për dikë që ja vlen.

Deri sot nuk e kam bërë se jam shumë e re dhe nuk e kam pasur dikë në jetë.

Nuk i dihet jetës, ndoshta vjen dikush që do ja vlejë”, u shpreh aktorja.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK