Lajme
Falimentoi kompania më e vjetër turistike botërore, qindra mijë turistë janë bllokuar nëpër botë

Londër, 23 shtator Agjencia më e vjetër turistike në botë Tomas Kuk falimentoi për shkak të borxheve të mëdha me ç’rast qindra mijë turistë janë bllokuar në shtet të huaja sepse hotelet dhe fluturimet e tyre nuk janë paguar. Drejtorii kompanisë, Peter Fanhauzer, tha se i vjen keq që biznesi ka falimentuar pasi nuk arriti të marrin mjete për shpëtim të punës.
Agjencia britanike për Aviacion Civil (CAA) publikoi se punon me Qeverinë që të sjellë më tepër se 150.000 turistë britanikë në shtëpi në dy javët e ardhshme. “Do të doja të kërkoj ndjesë për milion klientë tanë dhe mijëra të punësuar, furnitorë dhe partnerë të cilët na kanë mbështetur shumë vjet”, tha Frankhanauzer. Qeveria dhe rregullatori i aviacionit paralajmëruan se ka disa pengesa sepse bëhet fjalë për një krizë zë madhe.
“Tomas Kuk e ndërpreu punën e vet dhe të gjitha fluturimet janë anuluar”, thekson CAA. Kjo është njëra ndër kompanitë më të vjetra britanike që ka filluar me punë në vitin 1841 dhe ka mbijetuar dy luftëra botërore. Tomas Kuk ishte agjencia e parë në Evropë që ofronte aranzhmane turistike.
Në një afat të gjatë kompani do të mund të godasë ekonomitë më Spanjë dhe Turqi, të cilat janë destinacionet e saj më të mëdha, dhe të t’i lërë furnitorët e karburanteve joprofitabilë dhe të shkaktojë qindra agjentë turistikë t’i humbasin vendet e tyre të punës në Britani të Madhe.






















