Connect with us

Lajme

‘Fake News’ për Tërmetin, reagon prokuroria

Publikuar

Në lidhje me lajmin e ditës së djeshme që një tërmet 6 ballësh do godiste vendin dhe përhapi panik tek qyetatarët, ka reaguar me anë të një njoftimi për mediat Prokuroria e Përgjithshme

 NJOFTIM PËR MEDIA:

Prokurorja e Përgjithshme  znj. Arta Marku kërkoi  nga  Pokuroria  pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor  në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin  e Prokurorisë  në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu  informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit.

Zyra e  Shtypit pranë Prokurorit të Përgjithshëm

Përmes një titulli bombastik, Syri.net botoi dje një lajm të transformuar nga Top Channel, në të cilin thuhej se sipas sizmiologut grek Akis Tselentis, duke përhapur panik për një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 magnitudë, pra më i fortë se ai i te shtunës që ishte 5.8.

Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë. Tirana u mbush me qytetarë që dolën në Sheshin Skënderbej, në pedonale dhe kaluan natën nëpër makina. Kryeministri Edi Rama e quajti lajmin kriminal dhe kërkoi reagimin e fortë të strukturave shtetërore.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK