Connect with us

Sport

Fabian Ruiz, objektivi i Barcës për vitin 2020

Publikuar

më

Fabian Ruiz është lojtari i cili po tërheq vëmendje të madhe tek skuadra e Barcelonës, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Napolin, por edhe me kombëtaren e Spanjës.

Ylli i Napoli ka bërë që Eric Abidal të udhëtojë drejt Italisë, për ta përcjell nga afër lojtarin dhe paraqitjet e tij.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, në Kataluni e shohin lojtarin si objektivin kryesorë për vitin 2020, transmeton lajmi.net.

Fabian ka qenë në radarin e skuadrës katalane edhe gjatë kohës sa lojtari luante me skuadrën e Real Betis, por lojtari rrëmbehej nga Napoli, për shumën e 30 milionë eurove.

Mesfushori ka një kontratë të vlefshme me Napolin deri në qershor të vitit 2023, por Barca nuk po e humb interesimin për të, edhe përkundër këtij fakti. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK