Connect with us

Sport

Eros Grezda reagon pasi pështyu kundërshtarin: Kërkoj falje, por ka gjithmonë dy anë të historisë

Publikuar

më

Eros Grezda ka kërkuar falje pas gjestit të pahijshëm të bërë ditëve të fundit, ku pështyu një kundërshtar.  

Sulmuesi anësor i Shqipërisë ka bërë një gjest të ulët në ndeshjen e fundjavës.

Ai pështyu lojtarin e Ballymena United, Andrew Burns, gjatë ndeshjes së U-21.

Ky veprim i Grezdës ka bërë që trajneri i Rangers, Steven Gerrard ta dënoj atë me mos-lojë për ekipin e parë skocez.

Nuk ka vonuar shumë dhe gjakovari ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të kërkuar falje për veprimin e tij.

“E pranoj plotësisht që të pështysh është e shpifur, por ka gjithmonë dy anë të historisë”.

“Kërkoj falje për veprimet e ditëve të fundit”, ka shkruar Grezda në ‘Instastory‘. /Telegrafi/

Postimi i Eros Grezdës në Instagram

NA NDIQ NË FACEBOOK