Lajme
Edhe një mega përforcim i KB ALBES

Klubi i Basketbollit ALBES ka siguruar shërbimet e basketbollistit të Ligës së Parë, dhe shumë me përvojë Emil Kolev.
34 vjeçari Kolev me gjatësinë e tij prej 208 cm do të jetë ndihmesë e madhe për klubin e basketbollit ALBES në lojën në trapez.
Emil Kolev vite të tëra ka qenë pjesë e ekipeve të Ligës së Parë të Maqedonisë, ku së fundi ishte pjesë e ekipit të KB Shkupi.
Kolev është përforcimi I 8 I KB ALBES, ndërsa nga kryesia e Klubit paralajmërojnë se ky është vetëm fillimi, ndërsa përforcimet e vërteta do të vijnë në ditët në vazhdim.






















