Lajme
E rëndë në Greqi/ Shqiptari gjendet i djegur brenda makinës

Një shqiptar është gjetur i djegur brenda makinës së tij në Greqi. Dyshohet se shqiptari i ka dhënë fund jetës, duke u vetëdjegur në Rodos.
Mësohet se viktima është një 56 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Makina është djegur plotësisht, ndërsa shoferi është identifikuar vetëm përmes dokumenteve të pronësisë së makinës.
Nuk dihen ende shkaqet dhe detaje lidhur me ngjarjen ndërkohë që rezultatet e plota pritet që të dalin pas kryerjes së autopsisë./CNA.al
















