Connect with us

Uncategorized

E rëndë/ Katër djem përdhunojnë në grup për 10 ditë rresht 13-vjeçaren

Publikuar

Katër 16-vjeçarë janë arrestuar pasi kanë përdhunuar për 10 ditë rrjesht një 13-vjeçare e cila shkonte në të njëjtën shkollë si ta.

Babai i vajzës i tha stacionit televiziv izraelit Channel 13 se djemtë ishin të organizuar ndërmjet tyre në momentin e abuzimit me vajzën, dy prej tyre ruanin jashtë, njëri e përdhunonte ndërsa tjetri i bënte foto gjatë aktit.

Djem e lidhën dhe e kërcënuan se do ta vrisnin atë dhe vëllain e saj të vogël.

‘Vajza është e shkatërruar. Që nga ajo kohë ajo nuk e ka lënë dhomën e saj dhe nuk ka ndalur së qari, ‘ shtoi babi.

Vajza bëri denoncimin të premten. Policia nuk arriti dot të gjente provë materiale, të tipit video apo foto të aktit, por po vazhdon hetimet mbi ngjarjen.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK