Sport
Dy emra të rinj në tavolinë, kush do të jetë trajneri i ardhshëm Milan?

Rezultatet e dobëta të Milan në këtë fillim sezoni kanë bërë që pozita e Giampaolo si trajner i skuadrës të lëkundet fuqishëm.
Në rast se ‘Rosoneri’ dështojnë ta mposhtin Genoan, atëherë Giampaolo do të shkarkohet nga pozita e trajnerit.
Kësisoj, dy emra në tavolinën e Milan për postin e trajnerit janë Raul Garcia dhe Claudio Ranieri, transmeton lajmi.net.
Më herët nga ‘Gazzetta dello Sport’ është raportuar edhe për emrat e Luciano Spalletti ose Massimiliano Allegri.
Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Milan, në rast se shkarkohet Giampaolo. /Lajmi.net/






















