Connect with us

Sport

Dortmund dhe Werder ndahen në paqe, Rashica lë gjurmët e tij

Publikuar

Dortmund dhe Bremen u ndanë në paqe, me rezultatin 2:2, për të marrë secila nga një pikë në kuadër të xhiros së gjashtë në Bundesliga.

Serinë e golave në këtë takim e hapi ylli kosovar, Milot Rashica, kur po luhej minuta e 7’ e takimit, raporton lajmi.net.

Reagimi i vendasve ishte i shpejtë, kur pas dy minutave barazuan shifrat me anë të Mario Gotze.

Dortmund realizoi edhe një herë para fundit të pjesës së parë, me anë të Marco Reus, në minutën 41’.

Rezultati u barazua edhe një herë në minutën e 55’ nga Marco Friedl. Ky rezultat ishte edhe përfundimtari i këtij takimi.

Me këtë barazim, Werder mban pozitën 10, me gjashtë pikë nga pesë ndeshje, kurse Dortmund është në pozitën shtatë, me 10 pikë në pesë ndeshje. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK