Connect with us

Lajme

“Do të agjërojë dhe lutem në ajër”. Astronaut arab për herë të parë në hapësirë

Publikuar

Astronauti i parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të lutet e do të agjërojë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS). Hazzaa Al Mansuri është pajisur për këtë qëllim nga një udhëzues islamik, i cili përmban rregullat që i tregojnë sesi ta aplikojë besimin në hapësirë.

Mansuri niset në 25 shtator dhe pasi të jetë atje lart, do të dëshmojë lindjen dhe perëndimin e diellit 16 herë në ditë; një gjë e tillë e bën mjaft të vështirë të përcaktohet se kur duhet të falet, pasi në Islam, nga besimtarët pritet të agjërojnë dhe të luten sipas kohës së ditës.

Për t’ia lehtësuar ca barrën, udhëzuesi i tregon se do të duhej të lutej duke e llogaritur kohën sipas asaj të Mekës, në Arabinë Saudite që konsiderohet si vendi më i shenjtë për myslimanët në Tokë. Për çdo rast, lutja në hapësirë duket se do mbetet një sprovë e vështirë për astronautin, pasi, gjatë namazit, ai supozohet të qëndrojë përballë Mekës, e kjo nuk do të jetë e lehtë në një ambient ku mungon graviteti.

NA NDIQ NË FACEBOOK