Connect with us

Lajme

Detaje rrëqethëse nga aksidenti tek “Pallati me Shigjeta”/ Qytetarët të lemerisur: I kaloi kamioni sipër i këputi të 2 këmbët

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:25 në Tiranë, në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, ku si pasojë e një aksidenti mbeti i plagosur rëndë një 21-vjeçar.

I riu me inicialet F.B, u përplas nga një kamion, teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë. Ai u transportua për në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, skena e aksidentit ka qenë tejet e rëndë pasi djali kishte marrë plagë të rënda.

Dëshmitari shprehet për redaksinë e JOQ ALBANIA:

I ka kaluar kamioni sipër i ka këputur të dy këmbët.”

Shoferi i kamionit ka deklaruar se një makinë i është futur nga ana e djathtë, ka devijuar në të majte dhe çiklistin nuk e ka parë. Çiklisti ka qenë në anën e majtë të karrexhatës, nga ana e Lanës. Aksidenti ka ndodhur 50 metra sapo futesh nga rruga e Kavajës në Bulevardin Bajram Curri.

E ka perpals dhe i k kaluar siper

Drejtuesi i kamionit me inicialet P.N, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Mbeten ende të paqarta shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK