Sport
‘Derby della Madonnina’ ngjyroset zikaltër, Interi mposht Milanin

Interi vijon të mbajë kryesimin në Serie A.
Zikaltërit mposhtën 2-0 Milanin në “Derby della Madonnina” e vlefshme për javën e katërt në Serie A.
Rezultati u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë kur Marcelo Brozovic (49’) realizoi duke mposhtur portierin kuqezi Gianluigi Donnarumma.
Në minutën e 78’ ishte Romelu Lukaku që mposhti portierin e Milanit pas një goditje të topit me kokë.






















