Connect with us

Sport

De Gea: Do luftojmë ‘deri në vdekje’ Solskjaer

Publikuar

më

Duke bërë përshtypje sa ishte menaxher i përkohshëm sezonin e kaluar, Solskjaer ka pësuar rënie që kur është konfirmuar si menaxher i përhershëm në Old Trafford.

Fillimisht, nuk u kualifikuan në Ligën e Kampionëve dhe tani në gjashtë ndeshjet e para ka marrë vetëm tetë pikë, transmeton lajmi.net.

“Solskjaer është pjesë e familjes. Ai ishte këtu për shumë vite si lojtar. Ai e njeh mirë klubin dhe më e rëndësishmja është se i gjithë ekipi është pas tij, ne do të luftojmë deri në vdekje për të”, tha spanjolli për DAZN.

“Kjo është e rëndësishme, ai është një trajner i mirë dhe ne do të jemi me të deri në fund”, u shpreh ai. /Lajmi.net/