Sport
David Silva thyen rekord unik në Premierligë

Pas fitores së djeshme ndaj Everton, mesfushori spanjoll është bërë lojtari më i shpejtë që arrin 200 fitoren në kampionatin elitar anglez.
Silva këtë e arriti në vetëm 289 ndeshje, kundrejt John Terryt të cilit iu deshën 305 ndeshje dhe që ishte mbajtës i rekordit, përcjell lajmi.net.
Petr Cech është i treti në listë, me çekun që arriti 200 fitore pas 310 ndeshjeve të zhvilluara.
Ryan Giggs (315) dhe Ashley Cole (318) janë dy lojtarët tjerë që përbëjnë listën e këtij rekordi. /Lajmi.net/






















