Sport
Chris Coleman kampioni i ri i 100 metrave

23-vjeçari e përshkoi distancën për 9 sekonda e 76 të qindta, duke shënuar kohën e 6-të më të mirë në historinë e garës së 100 metrave.
Medaljen e argjendtë e meritoi një tjetër atlet amerikan, ish-kampioni i botës Justin Gatlin, me kohën 9”89.
Gatlin, edhe pse është në një moshë të madhe (37 vjeç), vazhdon të performojë në nivele të larta. Vendi i tretë shkoi për atletin kanadez, Andre De Grasse, që regjistroi kohën 9”90.
Kujtojmë që rekordin në garën e 100 metrave e mban legjenda Usain Bolt me kohën 9”58, një kohë praktikisht e pathyeshme nga atletët e sotëm. /Lajmi.net/





















