Lajme
Çfarë po ndodh me Mijallkov, sërish i sëmurë!

Gjendja shëndetësore e ish shefit të shërbimit sekret të Maqedonisë, Sasho Mijallkov nuk duket të jetë e mirë.
Gjatë ditës së sotme ai nuk është paraqitur në seancën për rastin“Thesari” për shkak të problemeve me lukthin.
Raporti i mjekut në gjykatë u paraqit sot nga avokati Lupço Shvrgovski, ndërsa kjo nuk është hera e parë që Mijallkov lëngon nga sëmundje të ndryshme, shkruan Zyrtare.com
Në lëndën “Thesari” akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit zyrtar dhe është shkaktuar dëm në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjeve të elektro-komunikimit për nevojat e Drejtorisë së pestë pran DSK-së dhe trajnim për shfrytëzimin e firmës nga Britania e Madhe./Zyrtare/
















