Sport
Çfarë djali Muriqi, shënoi gol, por deklarata e tij tregon se sa lojtar i madh është

Gjiganti i Kosovës, Vedat Muriqi, është duke kaluar në formën e tij jetësore me ekipin turk, Fenerbahce – shkruan Periskopi.
Muriqi u transferuar tek gjiganti turk nga Rizespori, kurse tani është njëri ndër futbollistët kryesor në skuadër.
Feneri në ndeshjen e fundit arriti të shënoi fitore me rezultat 2-1, Muriqi arriti të shënoi gol në minutën e 73’.
Në ndeshjen e radhës Feneri do ta luajë derbin e madh kundër Galatasarayt, kurse Muriqi shprehet optimist për këtë përballje.
“Nuk është me rëndësi kush shënon gol apo kush asiston. Me rëndësi është që të luajmë si skuadër dhe të kemi sukses. Kemi marrë tre pikë të mëdha para derbit me Galatasarayn”, tha Muriqi. /Periskopi/





















