Lajme
CDU/CSU i thotë “PO” hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në

Grupi më i madh parlamentar në Bundestagun gjerman CDU/CSU, ka votuar pro hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ky është vendimi më i rëndësishëm politik që tregon se Gjermania do t’i thotë PO Shqipërisë. CDU SCU ka votuar kështu draftin e dokumentit që do të votojë të enjten Budenstagu Gjerman.
Sipas raportimit të korrespodentës së Top Channel Anila Shuka, dokumenti ka 9 pika të kërkesave ndaj Shqipërisë të ciat ndahen në dy blloqe.
Në bllokun prioritar janë reforma zgjedhore, ngritja e gjykatës së lartë dhe Kushtetuese ndërsa gjashtë pikat e tjera hyjnë në bllokun e dytë të cilat duhet të plotësohen kur të hapen negociatat.
Sipas këtij dokumenti kërkesat lidhen kryesisht me drejtësinë, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ato janë:
1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK;
2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese;
3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë;
4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu;
5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj;
6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave;
7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;
8.Reforma në administratë;
9.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale.





















