Connect with us

Lajme

Cakaj: Do të punojmë në shërbim të njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimit në BE të Shqipërisë

Publikuar

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj po qëndron në SHBA bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Cakaj ka marrë pjesë sot në hapjen e punimeve të Sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar.

Përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ministri shqiptar ka folur për rëndësinë e këtij sesioni, por edhe takimeve që kanë pasur.

Derisa ka shtuar në New York do të punojnë veçanërisht në shërbim të njohjeve të Republikës së Kosovës dhe për zhvillimin e shumë takimeve në shërbim të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë në tetor.

Postimi i plotë:

Sot në hapjen e punimeve të Sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ????!

Çështja qendrore e punimeve të këtij sesioni do të jetë bashkëpunimi shumëpalësh në funksion të zbatimit të objektivave të platformës për zhvillim të qëndrueshëm 2030. Ndër të tjera, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet angazhimit të përbashkët kundër varfërisë së skajshme dhe ekstremizmit të dhunshëm, përpjekjeve për arsim më cilësor e zhvillim ekonomik dhe bashkërendimit të qëndrimeve për përballjen me ndryshimet klimatike.

Marrë parasysh ambicien e Shqipërisë për të siguruar vendin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023, një pjesë e konsiderueshme e përpjekjeve të delegacionit shqiptar do të drejtohet pikërisht kah sigurimit të mbështetjeve politike të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse për kandidaturën tonë ?!

Si bartëse e shumë nismave rajonale, anëtare e NATO-s dhe kryesuese e ardhshme e
OSBE-së, Shqipëria jo vetëm ka dëshmuar besueshmërinë e lartë në rrafshin shumëpalësh në përgjithësi por ofron edhe një program pothuajse të pazëvendësueshëm për vendin e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në veçanti.

Gjatë takimeve të shumta në New York do të punojmë veçanërisht në shërbim të njohjeve të Republikës së Kosovës ????!

Gjatë këtyre ditëve do të shfrytëzojmë rastin për zhvillimin e shumë takimeve në shërbim të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë në tetor… ??✌

NA NDIQ NË FACEBOOK