Connect with us

Sport

Buffon: Inter – Juver për Scudetton

Publikuar

Gianluigi Buffon, i cili gjatë këtij vikendi ka vendosur numër rekord të paraqitjeve me skuadra (903), ka dhënë mendimin e tij mbi derbin e vikendit të ardhshëm.

Juventus dhe Inter do të vihen përballë gjatë vikendit të ardhshëm, në një ndeshje spektakli për pozitën e parë.

Buffon ka thënë se kjo ndeshje është për Scudetton, pasi sheh këto dy skuadra si pretendentet kryesore për titullin.

“Sigurisht është një ndeshje për Scudetto. Ne po konkurrojmë për titullin, nuk ka nevojë të cekët kjo” ka thënë fillimisht Buffon, transmeton lajmi.net.

“Por, edhe Inter janë duke synuar titullin. E di kredon e Conte dhe Beppe Marotta, kështu që e di shpresën në zemrën e tyre. Kanë të drejtë të besojnë për titullin pasi kanë një skuadër kualitative” ka thënë tutje portieri italian.

Juve dhe Inter do të përballen gjatë vikendit të ardhshëm, në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A. Inter futet në këtë përballje si lider i tabelës, ndjekur nga Juventus që kanë dy pikë më pak sesa liderët. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK