Connect with us

Lajme

Bloomberg: Negociatat me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë hapen më 15 tetor

Publikuar

15 tetori pritet të jetë një datë pozitive për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Bloomberg, raporton se dy vendet do të çelin negociatat për anëtarësimin me BE-në në bazë të një projektdeklaratë të ministrave evropianë.

“Duke marrë parasysh progresin e arritur me reformat, BE vendos të hapë negociatat për anëtarësim me qeveritë e Tiranës dhe Shkupit,” shkruan Alsat-M përcjellë Klan Kosova.

Sipas prestigjozes amerikane, një dokument i pak kohëve më parë nuk i rekomandonte negociatat, dhe sikundër në muajin qershor, shtetet më hezituese ndaj zgjerimit me Ballkanin mbeten Franca, Holanda, Gjermania dhe Danimarka.

Qeveritë perëndimore vijojnë të kenë dyshime për aftësitë shtetformuese të vendeve ballkanike, përkatësisht për kapacitetin e tyre për të garantuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar korrupsionin.

Kjo frikë është trashëguar prej vitit 2004 kur vende tanimë anëtare si Polonia, Hungaria dhe Rumania tregojnë të njëjtat brishtësi si më parë në respektimin e standardeve demokratike.

Negociatat me BE-në, gjithsesi sipas Blumberg, do të jenë një proces që zgjat me vite madje edhe dekada nëse do të merret për shembull rasti i Turqisë.

Të premten parlamenti gjerman zyrtarizoi çeljen e negociatave me Shqipërinë, duke e kushtëzuar ecurinë e mëtejshme me nëntë kushte themelore.

Ndërkohë Holanda mbetet mosbesuese, dhe kryediplomati i saj, Stef Blok, në fundjavë tha se Shqipëria, ndryshe nga Maqedonia e Veriut, ka ende shumë detyra për të bërë, dhe ndoshta këtë vit nuk e meriton hapjen e negociatave me BE-në.

Maqedoni24 minutes ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri54 minutes ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme2 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme2 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni2 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri3 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë4 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni5 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme5 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë5 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri5 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

Lajme6 hours ago

Daut Haradinaj ngre alarmin: Kosova i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen rrymë

NA NDIQ NË FACEBOOK