Connect with us

Kosovë

Beqiri i quan hipokritë Vetëvendosjen: Ata meritojnë me ju thënë gjithçka, i ka kap frika

Publikuar

Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sonte në Interaktiv është shprehur mjaft i mllefosur ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke i quajtur hipokritë, transmeton Periskopi.

Beqiri thotë se ata meritojnë me ju thënë gjithçka dhe se është qesharake se si LDK’së i kanë caktuar poste.

‘’Më vije keq që VV po sillen si prodhim i PDK’së. S’po du me i tensionu raportet , jo që nuk e meritojnë me ju thëenë gjithçka, e meritojnë, pas veprimeve të tyre për dy vite. Deri vonë ka qenë përpjekje me bë marrëveshje parazgjedhore. Ata ia nisin me na i caktu postet, është qesharake dhe hipokrizi. Me mujt me  i kry punët e veta është më së miri ata dhe me i zbatu qëndrimet e tyre’’, ka thënë Beqiri.

‘’Kjo loja që po e bën VV, këto lojna janë nga frika që i ka kaplu se sot e panë edhe me sy edhe me foto se LDK është shumë e vëetëdijshme me i fitu zgjedhjet.Nga frika ia kanë nis që këta do të bëhen me PDK. Kjo është fushatë. Me këtë  nuk mundet me mujt LDK.

‘’Hipokrizinë e VV’së, qytetarët nuk e gëlltisin’’

‘’Militianët e tyre kanë rrjetin  e organizuar në FB, atë rrjetin e balonave që  e fryjnë për tu dukur të mëdhenj. Ata duhet  me u mundu me reflektu se nuk i kanë bërë mirë djegiet  e makinave, e pastaj veprimet në Kuvend’’/PERISKOPI/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK