Connect with us

Lajme

Basha jep lajmin e madh për demokratët, ja kur do zhvillohen zgjedhjet

Publikuar

Për herë të parë pas pushimeve të verës, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë dhe ish deputetët për të diskutuar aksionin opozitar. Në qendër të mbledhjes janë përgatitjet e opozitës jo vetëm për situatën politike, por edhe për betejën e ardhshme zgjedhore.

Kreu i PD-së ka kërkuar që partia të përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në 1 dite.

“E gjithë partia, jo vetëm forumet të zbresin në terren dhe nisin përgatitjet dhe kontaktin me qytetaret për zgjedhjet si zgjidhja e krizës”, ka thënë Basha në mbledhjen e grupit.

Sipas tij nuk do të ketë ndërprerje të aksionit opozitar, apo tërheqje.

“Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do të vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternatives”. ka theksuar Basha.

“Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme”, ka thënë me tej Basha.

Sipas informacioneve kofidenciale Basha ka porositur struktuarat qe te pergaditen per zgjedhje qe mund te mbahen ne mars ato parlamentare dhe vendore

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK