Connect with us

Sport

Arthur dribleri më i mirë në top 5 ligat evropiane

Publikuar

Sezoni i ri ka pak javë që ka filluar dhe menjëherë kanë filluar të dalin statistikat e para për secilën pjesë të lojës.

Së fundmi janë publikuar edhe disa statistika lidhur me driblimet në lojë, ku tërheq vëmendje mesfushori i Barcelonës, Arthur Melo.

Për dallim nga sezonet paraprake ku kësaj liste i prijnë emra si Hazard apo Messi, këtë sezon e ka nisur për mrekulli braziliani Arthur.

Arthur është një nga 271 lojtarët që ka tentuar më shumë se 12 driblime këtë edicion dhe ka përqindjen më të lartë (100 %).

Lojtari ka tentuar 14 driblime dhe i ka mbyllur të gjitha me sukses, për të qenë dribleri më i mirë aktualisht në top pesë ligat evropiane. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK