Connect with us

Lajme

Amerikanët populli më i pasur në botë, i tejkaluan zviceranët

Publikuar

Munih, 23 shtator – Amerikanët  janë populli më i pasur në botë, i tejkaluan zviceranët,  pasi pasuria gradualisht “shkrihet” në pjesën tjetër të botës, si rezultat i ngjarjeve rreth bregzitit dhe luftës tregtare SHBA-Kinë, tregon studimi më i ri i “Raportit global për pasurinë”, të kompanisë siguruese gjermane Alianc.

Sipas studimit,  neto prona financiare mesatare e njerëzve të cilët jetojnë në SHBA është 184.411 euro (203,128 dollarë amerikan) për kokë banori, përballë 173.838 euro  aq sa është pasuria private e një zvicerani. Ato të dhëna janë për vitin 2018.

Rradhitja e SHBA-së në majë të listës së kombeve më të pasura në masë të madhe i detyrohet fuqisë së dollarit, si dhe të amvisërive amerikane, të cilët janë motorët kryesor të rritjes së fluksit global të mjeteve, sepse dy të tretat e të gjitha kursimeve në vendet e industrializuara vijnë nga SHBA-ja, kumtoi kompania siguruese. Në raport citohet edhe se  kursimi i ri shënoi rekord global sepse u rrit  për 22 për qind në më shumë se 2.700 miliard euro. Kjo i atribuohet reformës tatimore të vitit të kaluar në SHBA, sipas së cilës qytetarët amerikan i rrisin kursimet e reja për 46 për qind.

Edhe pse SHBA-ja  e ndërmori vendin e parë në raport, Zvicra ende është në majë në krahasim me bruto-mjetet financiare për kokë banori, me shifër prej 266,318 euro  në krahasim me 227,364 euro, aq sa është për SHBA-në. Megjithatë, niveli i borxhit në Zvicër është më lartë se sa në SHBA për shkak të numrit të hipotekave. Edhe Zvicra por edhe SHBA-ja janë larg  para të radhiturit të tretë Singaporit, ku neto pasuria e tërësishme financiare për kokë banori është vetëm 100.370 dollarë.