Lajme
Alarmi fals për tërmetin/ Braçe: Çim Peka duhet të dëshmojë në polici, jo të fshihet

Zv/kryeministri i vendit Erion Braçe ka qenë i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ku ka komentuar lajmin e rremë për tërmetin e ‘fuqishëm’ që do godiste Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në studio, Braçe tha se Peka të dëshmojë në polici.
“Në dijeninë time drejtuesi i këtij portali eshte fshehur. I bëj thirrje të paraqitet ne polici. Policia ka nevoje per dëshminë e atij njeriu dhe ky njeri duhet te paraqitet atje. Nuk është pune gazetaret kjo histori. Kjo ngjarje nuk ka nisur sot ne ate portal. Kane gjashte jave qe e kane bere personazh duke ja transformuar ato qe thote neper intervista, sizmiologut grek” ka thënë Braçe.















