Lajme
Aksident fatal në Vaun e Dejës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Hajmel, njësi e bashkisë së Vaut të Dejës, në veri të Shqipërisë.
Automjeti ka përplasur një këmbësor në vendin e quajtur Paçram, dhe për shkak të plagëve të rëndë, ai ka ndërruar jetë.
Mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Rr. B. 26 vjeç banues në Ishull Lezhë, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin Z. U. 63 vjeç banues në fshatin Paçram, Vau i Dejës, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



















