Connect with us

Lajme

Akoma asnjë zgjidhje për mbi një mijë persona “fantom”

Published

on

Ende nuk ka zgjidhje për njerëzit e paevidentuar që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Mendohet se ka mbi 1 mijë persona që nuk figurojnë në asnjë regjistër shtetëror, ndërsa të njëjtit, nuk gëzojnë asnjë të drejtë të garantuar, siç është arsimimi, punësimi, sigurimi shëndetësorë apo votimi. Muaj më parë, Ministria për Punë dhe Politik Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe disa organizata të Romëve, kanë përpiluar ndryshime ligjore me anë të të cilave mendohej të gjendet zgjidhje për personat “fantom”. Nga Ministria e Punës dhe politikës sociale nuk tregojnë se ku kanë arritur me propozim-ligjin dhe se kur personat “fantom”. Nga MPB thonë se detyra e tyre është vetëm detektimi i personave të paevidentuar. Nga Ministria e Drejtësisë ndërkaq thonë se draft-teksti i ligjit ka përfunduar dhe se tani janë në koordinim me Sekretariatin e Kuvendit duke mos potencuar se kur pritet që ky ligj të del para deputetëve, raporton Alsat-M.

“Është përpiluar draft-tekst i ligjit për persona pa status të rregulluar të qytetarit, që është në fazën e pajtueshmërisë me Sekretariatin e ligjvënësit. Nuk mund të themi zyrtarisht se sa është numri i personave të paevidentuar në Maqedoninë e Veriut, megjithatë mendohet të jetë më i madh se 1000”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Institucioni Avokat i Popullit kritikon zvarritjen e kësaj procedure duke kërkuar që sa më shpejtë të miratohet ligji dhe të evidentohen të gjithë personat që juridikisht nuk ekzistojnë në Maqedoni, por që fizikisht janë në mesin tonë.

Iniciativa jonë për ndryshimin e ligjit, Qeveria e ka pranuar. Pikërisht këtë problem e kemi cekur në raportin e vitit të kaluar. Megjithatë, punët kanë mbetur në vend. Do e shfrytëzoja këtë mundësi që edhe njëherë të alarmojmë dhe të kërkojmë nga ministritë kompetentë për bashkëpunim që sa më shpejtë që të jetë e mundur të sillen këto ndryshime ligjore – tha Vaska Bajramovska, avokat i popullit.

Pos cenimit të së drejtave të garantuara me ligj, Bajramovska thotë se personat “fantom” mund të përbëjnë problem për detektimin dhe kapjen në rast se ata bien në kundërshtim me ligjin.

“Të mos lejojmë që personat që jetojnë dhe lëvizin mes nesh, të mos kenë asnjë evidencë, të mbeten si persona pa dokumenta, juridikisht të padukshëm, me çka nga njëra anë ua ndalojmë gjitha të drejtat e garantuara, ndërsa nga ana tjetër e cenojmë edhe sigurinë e vendit, sepse në rast të ndonjë shkeljes ligjore është shumë e vështirë që të gjinden dhe të sanksionohen persona të tillë”, u shpreh Vaska Bajramovska, avokat i popullit.

Pjesa dërmuese e personave të paevidentuar janë rom. Kjo çështje, si problem serioz për vendin është përmendur gjithmonë edhe në raportet e progresit të Komisionit Evropian.

NA NDIQ NË FACEBOOK