Connect with us

Lajme

Afganistani e humb ndihmën financiare amerikane

Publikuar

më

Shtetet e Bashkuara njoftuan tërheqjen e ndihmës për Afganistanin në vlerë 160 milionë dollarë, duke akuzuar Kabulin për korrupsion të shfrenuar. Vendimi vjen në më pak se 10 ditë para zgjedhjeve të rëndësishme presidenciale. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha përmes një deklarate se Uashingtoni po kthen mjetet përsëri në arkën e SHBA-së.

Këto para ishin caktuar për një projekt të madh të infrastrukturës energjetike afgane. Lidhur me këtë vendim, Pompeo përmendi “korrupsionin e qeverisë afgane dhe keqmenaxhimin financiar” si dhe “paaftësinë e Kabulit për të menaxhuar në mënyrë transparente burimet e qeverisë amerikane”.

Masa vjen në kohën kur presidenti afgan, Mohammad Ashraf Ghani, po synon një mandat të dytë në zgjedhjet që mbahen më 28 Shtator. Autoriteti Kombëtar i Prokurimit në Afganistan ka dështuar “të përmbushë standardet për transparencën dhe përgjegjshmërinë në menaxhimin e financave publike”, tha Pompeo. Që nga viti 2001, Afganistani ka marrë më shumë se 93 miliard dollarë ndihmë amerikane, sipas Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Maqedoni31 minutes ago

Ar, orë të shtrenjta dhe çanta “Hermès”, “Louis Vuitton” dhe “Dior” gjenden gjatë bastisjeve.

Shqipëri1 hour ago

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

Lajme2 hours ago

Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Maqedoni4 hours ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Shqipëri4 hours ago

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

Lajme5 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni6 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri7 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë7 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

Lajme7 hours ago

Betohet para deputetëve presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Lajme7 hours ago

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

Lajme7 hours ago

Reagon Bajrami: Urime Kosovë për presidenten, ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje

NA NDIQ NË FACEBOOK