Connect with us

Lajme

Acid dhe hekur në lumin Vardar, ja kush po ndot

Publikuar

Inspektorati shtetëror i ambientit jetësor ndaloi punën e fabrikës “Arcelor Mital” për shkak të katastrofës ekologjike në lumin Vardar. Dyshohet se kjo fabrikë ka lëshuar materiale me acid dhe hekur në lumin Vardar. Për momentin lumi ka kthyer ngjyrën e tij, ndërsa në disa gurë ka mbetur ngjyra portokalli.

Sipas dyshimeve të para kjo ka shkaktuar ngordhjen masive të peshqve. Sipas inspektoratit nëse ky incident vendoset në kategorinë e tretë, kjo do të thotë se shkaktari mund të përballet edhe me dënim financiar prej 70 mijë deri në 100 mijë euro.

Ndryshe para disa ditëve lumi Vardar mori ngjyrën portokalli, ndërsa u vërejtën edhe peshq të ngordhur, shkruan TV21.

NA NDIQ NË FACEBOOK